Emision humoristik i bazuar në improvizim. Emisioni ka për qëllim të shtrëmbërojë realitetin dhe aktualitetin nëpërmjet satirës, sarkazmës dhe ironisë. Në qëndër janë katër djemtë të cilët ndajnë mendimet sipas pikëpamjeve personale. Muzika në emision do
Në rubrikën “Pse” vjen pyetja shumë interesante. Po ju e keni pyetur ndonjëherë veten se pse themi që do të kemi fat nëse na bie glasa e zogut në kokë?!
Edhe këtë të premte nuk kishin si të mungonin situatat dhe temat humoristike të katërshes sonë të “Propagandës”.
Në pyetjen e javës nga “Propaganda” vjen një çështje shumë serioze për t’u diskutuar siç është: Përse i hapim rrugën budallait. Përgjigjet e shqiptarëve janë befasueve dhe plot humor, si gjithmonë…
Këtë të mërkurë në emisionin “Propaganda”, katërshja jonë shumë humoristike ngriti një sondazh me temë: “Më mirë të ndryshosh sjellje apo partner?!” Ata diskutuan dhe shumë tema të tjera interesante plot sarkazëm dhe ironi.
Katërshja humoristike e “Propagandës” diskutuan temën se pse kur pëplasim kokën me dikë, duhet ta përplasim edhe njëherë. Ata dhanë përgjigjet e tyre pa munguar aspak sarkazma dhe ironia. Ndër të tjera ata improvizuan dhe situata me personazhe shumë interesantë.
Këtë të mërkurë në emisionin “Propaganda”, katërshja jonë shumë humoristike ngriti një sondazh me temën se pse shqiptarët nuk të japin një gur të çash kokën. Ata diskutuan dhe shumë tema të tjera interesante plot sarkazëm dhe ironi.
Djemtë e “Propaganda” rithehen edhe këtë javë me rubrikat argëtuese dhe personazhe fiktivë të cilët na tregojnë për ndodhitë e tyre të javës.
Katërshja argëtuese e PROPAGANDA na njohu me arsyet se pse fëmijëve të vegjël u thuhet se kanë ardhur nga lejleku. Ata na dhanë opinionet e tyre nëse është më mirë të të bien flokët apo dhëmbët. Batutat e tyre na shkrinë së qeshuri.
Katërshja e Propaganda u mblodhën sërish për të bërë atë që ata dinë të bëjnë më mirë, humor. Këtë herë mes batutave argëtuese dhe rubrikave që të mbushin minutat tuaja me të qeshura kishte edhe një temë që na prek të gjithëve nga pak.
Çunat e “Propagandës” sjellin plot humor rubrikat e tyre të veçanta dhe sondazhi “Më mirë të na pickojë bleta apo mushkonja” merr përgjigjet më ‘funny’.
Rikthehet katërshja e “Propaganda” me të tjera rubrika humori dhe pyetje që shqetësojnë shqiptarinë e gjërë.
Edhe një herë djemtë apo katërshja e pandashme e Propaganda na zbuluan disa nga ‘mitet’ apo ‘legjendat urbane’ që lidhen me ushqimin por jo vetëm. Me rubrika të tjera shumë argëtuese, Propaganda ju sjell sërish në humor.
Propaganda këtë herë vjen me një temë më aktuale që lidhet me ngjarjet e fundit politike në vend dhe sigurisht zgjedhjeve të 25 Prillit. Kush e ka djegur votën dhe kush e ka shfrytëzuar të drejtën e tij. Këto dhe të tjera mund t’i ndiqni të plota në këtë eposod.
Propaganda rikthehet plot energji me katërshen e aktorëve tashmë edhe folësve, Roland Saro, Erblin Bajko, Aleksandër Grami dhe Jorke Broka.
Katërshja e “Propaganda” u gjendën dhe këtë javë pranë mikrofonit të Top Albania Radio-s për të diskutuar rreth një teme mjaft interesante. Pse nuk duhet festuar ditëlindja 1 ditë para. Por jo vetëm kjo, edhe në këtë episod gjeni rubrika mjaft argëtuese nga folësit tanë.
Katërshja e Propaganda rikthehet edhe këtë të mërkurë me një temë që nuk e diskutojmë dot pa vënë buzën në gaz. Të jesh hundë lesh apo qafë lesh? Cila ju përshtatet më shumë juve?
Katërshja e “Propaganda” këtë herë rikthehen me plot të qeshura dhe komente gazmore mbi temën e ditës si dhe komentuan përse kur tyrmi i duhanit vjen drejt nesh thonë se kemi para.
Katërshja e #Propaganda rikthehen me një episod të ri dhe me një temë mjaft të lezetshme që lë vend për diskutim.
Plot humor edhe energji u kthyen pranë mikrofonit të TAR, djemtë e “Propaganda” të cilët sot trajtuar një temë ‘të lëngshme’! Të bësh saçme apo të përdorësh facoleta. Cilën zgjidhni ju?
Djemtë e Propaganda u rikthyen sërish këtë mërkurë me një dilemë të madhe që shqetëson të gjithë shqiptarët. T’i hash thonjtë apo t’i presësh thonjtë?! Ata sollën momente vërtetë argëtuese që do t’ju vënë buzën në gaz.
Propaganda me katërshen e humorit, nisi si çdo të mërkurë, me energji dhe batuta që nuk i keni dëgjuar më parë. Ndqini programin për ta bërë ditën tuaj edhe me të bukur.
Poema “Bagëtia e Bujqësia” është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimi Frashërit, por edhe të gjithë letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një patos aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur. Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut dhe të natyrës shqiptare. Kjo vepër jo vetëm u bë e dashur për bashkatdhetarët, por krijoi një traditë të pasur edhe për poetët që erdhën më pas. Por jo vetëm kaq, kjo poemë së fundmi ka frymëzuar edhe katërshen tonë të humorit Jorke Broka, Erblin Bajko, Aleksandër Grami dhe Roland Saro. Katërshja e humorit sapo kanë nisur një show radiofonik, të quajtur ‘Propaganda', në Top Albania Radio, por propaganda e tyre do të jetë ndryshe nga se jemi mësuar ne. Përveç batutave dhe harmonisë që kanë me njëri-tjetrin, djmetë e ‘Propagandës' kanë kënduar poemën “Bagëti e bujqësia”. Ja pra, ishin artistët e humorit ata që e risollën sërish këtë kryevepër, për ta rikujtuar dhe pse jo në një formë ndryshe për të kënaqur veshin e të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radio-s
Emision humoristik i bazuar në improvizim. Emisioni ka për qëllim të shtrëmbërojë realitetin dhe aktualitetin nëpërmjet satirës, sarkazmës dhe ironisë. Në qëndër janë katër djemtë të cilët ndajnë mendimet sipas pikëpamjeve personale.
Katërshja e humorit, Erblin Bajko, Jorke Broka, Rolando Saro dhe Aleksandër Grami startuan me programin e tyre “Propaganda” çdo të mërkurë në orën 13:00. Me shumë batuta spontane, të qeshura dhe rubrika të improvizuara vetë nga ata, këtë herë në mungesë të Jorke Broka, me të cilin patën një lidhje telefonike, ky format rrëmbeu menjëherë zemrat e të gjithëve. Mbetet vetëm për t’u shijuar tashmë…