POPULARITY
Although online shopping offers consumers benefits such as convenience and discounts, it also carries a set of risks. - Megjithëse blerjet në internet janë komode dhe u ofrojnë konsumatorëve zbritje në çmime, ato mbartin me vehte edhe një sërë rreziqesh.
Megjithëse blerjet në internet janë komode dhe u ofrojnë konsumatorëve zbritje në çmime, ato mbartin me vehte edhe një sërë rreziqesh.
Liria e shtypit dhe një peizazh i larmishëm mediatik janë shenja të rëndësishme të demokracive të shëndosha – ku qytetarët dhe gazetarët kanë fuqinë të shprehen, të gjejnë dhe të publikojnë informacione dhe lajme pa frikën e ndërhyrjeve ose hakmarrjeve nga qeveria në pushtet. Megjithëse liria e shtypit nuk garantohet me Kushtetutë, Australia renditet në 40 vendet e para në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Pra, cili është roli i medias në një demokraci? Si ndryshojnë mediat komerciale nga transmetuesit e financuar publikisht në Australi? Dhe çfarë i dallon ato nga mediat e sponsorizuara nga shteti të vendeve të tjera?
It was a year that for many in Australia, started in the same way as much of the year before - in lockdown. A vaccine rollout, despite its delays, brought some much-needed optimism, before the arrival of Delta. Australia went through another turbulent year in 2021, but it has emerged and reopened to the world. - Viti 2021 filloi për shumë Australianë ngjashëm me një vit më parë – me izolime. Ardhja e vaksinës, megjithë vonesat, solli një optimizëm tepër të nevojshëm, përpara se të godiste varianti Delta. Megjithëse Australia kaloi një tjetër vit të trazuar në 2021, vendi doli nga rreziku imediat dhe u rihap ndaj botës.
Një lajm i trishtuar: Ayhani po ndahet, për t'u shpërngulur në Turqi. Megjithëse kolegët kanë përgatitur një suprizë, festa e lamtumirës nuk sjell do të atmosferë të gëzueshme.Kur vjen në zyrë në mëngjes, Paula i gjen të gjithë duke u përgatitur për festë. Por shkaku i festës asaj nuk i pëlqen fare: Ayhani largohet nga redaksia e Radio D dhe kthehet në Turqi, për t'i ndihmuar të atit. Si shenjë lamtumire për Ayanin kanë përgatitur një fjalim dhe një dhuratë, për ta kujtuar për shoqen Eulalia. Për nder të festës së lamtumirës, profesori sot po e kursen porcionin e gramatikës. Por gjithsesi ai arrin të përmbledhë në pak fjalë kuptimin e emrave të përbërë.
Megjithëse rrathët në arën e drithit i kanë bërë fshatarët, Eulalia është shumë e bindur për ekzistencën e UFO-ve. Puna investiguese për këtë mashtrim i çon Filipin dhe Paulën në pijetoren e fshatit.Paula dhe Filipi e zbuluan mashtrimin e rrathëve në arën e drithit, por nuk janë shumë të sigurtë, a ekzistojnë apo jo UFO-t. Po çfarë kuptimi ka në fakt shkurtesa UFO? Eulalia këmbëngul se ka parë njëherë një UFO. Në fund, dy redaktorët pyesin klientët në pijetoren e fshatit, se çfarë mendojnë ata për rrathët falsë në arën e drithit. Tregimet e klientëve të pijetores janë një rast i mirë, për të prezantuar të pakryerën, veçanërisht me foljen e parregullt "sein". Edhe folja gjysmëndihmëse (modale) "können" rishikohet në këtë ndodhi. Kushtojini vëmendje para së gjithash ndryshimin të zanores në rrënjën e foljes.
Megjithë vështirësitë, Filipi arrin të kthehet shëndoshë e mirë nga Shvarcvaldi dhe hyn i gjithi në botën e Karnavaleve. Kolegia e tij, Paula, nga ana tjetër ka ca probleme me këto tradita. Filipi po shijon atmosferën e Karnavaleve, kurse Paulës ajo i duket kaotike. Asaj i duhet të kërkojë jo vetëm Filipin, por edhe veturën e tij të rrëmbyer. Rrengjet e karnavalistëve me kostume ia vështirësojnë asaj edhe më shumë punën. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ayhanit i vete mendja t'i luajë një reng të keq Paulës. Po kaq të larmishme sa kostumet e Karnavaleve janë edhe funksionet e foljes "sein". Në këtë ndodhi do të hedhim një vështrim në llojet e ndryshme të rrethanorëve.
Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle
Oguri plagoset në shkëmbimin e zjarrit me gruan me të kuqe dhe e sqaron Anën për Ratavan, që kërkon të eleminojë ngjarje historike. Me fuqitë e fundit të mbetura ai i përmend asaj një datë: 9 nëntorin. Por të cilit vit? Komisar Oguri beson se Ana ndodhet në teatër dhe e shtyn që të largohet me të shpejtë. Gruaja me të Kuqe shfaqet dhe shtin kundër Anës, e cila humb në këtë mënyrë një jetë tjetër. Pasi ka filluar loja sërish, Oguri i sqaron Anës se një bandë terroristësh kërkon të ndryshojë historinë. Megjithëse komisari plagoset për vdekje, ai i tregon Anës një datë të rëndësishme: 9 nëntorin. Por për cilin vit flet ai?