Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Follow Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle
Share on
Copy link to clipboard

Paula dhe Filipi mbledhin materiale për raste misterioze. Ndiqi redaktorët e Radio D në gjithë Gjermaninë dhe mësoni në këtë mënyrë gjermanishten! Ky kurs stërvit në mënyrë të veçantë të kuptuarit në dëgjim.

DW.COM | Deutsche Welle


    • Apr 9, 2009 LATEST EPISODE
    • infrequent NEW EPISODES
    • 14m AVG DURATION
    • 26 EPISODES


    More podcasts from DW.COM | Deutsche Welle

    Search for episodes from Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle with a specific topic:

    Latest episodes from Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

    Leksioni 26 – Ndarja me Ayhanin

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:39


    Një lajm i trishtuar: Ayhani po ndahet, për t'u shpërngulur në Turqi. Megjithëse kolegët kanë përgatitur një suprizë, festa e lamtumirës nuk sjell do të atmosferë të gëzueshme.Kur vjen në zyrë në mëngjes, Paula i gjen të gjithë duke u përgatitur për festë. Por shkaku i festës asaj nuk i pëlqen fare: Ayhani largohet nga redaksia e Radio D dhe kthehet në Turqi, për t'i ndihmuar të atit. Si shenjë lamtumire për Ayanin kanë përgatitur një fjalim dhe një dhuratë, për ta kujtuar për shoqen Eulalia. Për nder të festës së lamtumirës, profesori sot po e kursen porcionin e gramatikës. Por gjithsesi ai arrin të përmbledhë në pak fjalë kuptimin e emrave të përbërë.

    Leksioni 25 – Përshëndetja e anijeve

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:58


    Redaktorët tanë përpiqen të zbulojnë kuptimin e konceptit "i manipuluar". Për këtë ata vizitojnë një port të pazakontë, në të cilin çdo anije përshëndetet në një mënyrë të veçantë. Në Portin Willkomm-Höft, të gjitha anijet i përshëndesin me himnin e vendit, nën flamurin e të cilit ato udhëtojnë. Në një pjesë për radio, Paula dhe Filipi zbulojnë prejardhjen e këtij zakoni. I lidhur me këtë është edhe një shpjegim i mundshëm i kuptimit të fjalës "i manipuluar". Ndërkohë, Ayhani e shtyn kohën në zyrë duke lexuar një libër për kukuvajkat. Meqenëse Eulalia nuk lexon dot vetë, asaj I lexon Ayhani. Edhe në këtë ngjarje kemi të bëjmë me parashtesa foljesh dhe me ndryshimin e kuptimit të foljeve prej parashtesave.

    Leksioni 24 – Gazeta e Hamburgut

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 15:00


    Redaktorët e gazetës i sjell në gjurmën e duhur kukuvajka Eulalia. Ata zbulojnë se në këtë ngjarje kanë dorë kolegët e tyre të gazetës së Hamburgut. Një vërejtje e Filipit e zemëron Paulën.Paula, Filipi dhe Eulalia zbulojnë se gazeta e Hamburgut e ka inskenuar historinë me të peshkaqenin e supozuar jo larg bregut të detit për të rritur tirazhin. Më vonë, midis Filipit dhe Paulës nis një grindje, për përdorimin e një fjale të caktuar. Filipi shpreson se ftesa që i bën Paulës në Portin Willkomm-Höft do ta zbusë atë. Po t'i kishte zgjedhur më me kujdes Filipi fjalët që tha, Paula nuk do të qe zemëruar me të. Për nuanca bëhet fjalë nganjëherë edhe në rastin e parashtesave të foljeve. Disa parashtesa specifikojnë kuptimin e foljes. Edhe ndarja e parashtesës nga folja në paskajore (infinitiv) është element me rëndësi.

    Leksioni 23 – Një polombar me pendë peshkaqeni

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:59


    Paula dhe Filipi e zgjidhin enigmën e peshkaqenit të supozuar dhe takojnë sërish një mashtrim. Fillimisht për ta është i paqartë shkaku i incidentit të inskenuar. Ndihmë të papritur ata marrin nga kukuvajka Eulalia. Në kërkim të sërfistit të humbur, Paula dhe Filipi takojnë një polombar dhe zbulojnë enigmën. Me një pendë peshkaqeni në kurriz, polombari i ka futur frikën gjysmës së Hamburgut. Po pse? Eulalia, e cila ndërkohë ka mbërritur në Hamburg, është e gatshme për ndihmë. Edhe ajo ka bërë një zbulim. Eulalia përdor për të treguar vëzhgimin që ka bërë kohën e shkuar të Perfektit. Vëmendje të veçantë meriton këtu formimi i Pjesores së Shkuar.

    Leksioni 22 – Sërfisti i zhdukur

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:59


    Filipi dhe Paula nisen në kërkim të gjurmëve të peshkaqenit. Ata bëjnë zbulime të çuditshme: një taban dërrase për sërfistë pa sërfist në brendësi të portit dhe një artikull gazete tërheqin vëmendjen e tyre.Të shkëputur disi nga rrëmuja, dy redaktorët mbledhin informacione për të mësuar se si është puna me peshkaqenin misterioz. Një taban dërrase për sërfistë pa sërfist të bën të supozosh më të keqen. Dhe pastaj ata zbulojnë në një gazetë të Hamburgut edhe një fotografi të peshkaqenit…dhe të kolegëve të tyre Laura dhe Paul, të cilët kanë një shprehje të frikësuar në fytyrë. Po ç'lidhje kanë të gjitha këto me njëra-tjetrën? Kjo ngjarje e vë pikërëndesën te përemrat "sie" dhe "er", të cilët mund të përdoren për t'ju referuar emrave femërorë dhe mashkullorë, siç e kemi përmendur edhe më parë.

    Leksioni 21 – Një peshkaqen në Hamburg

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 15:00


    Kur vapa në redaksinë e Radio D bëhet e padurueshme, Paula dhe Filipi janë të lumtur që marrin një detyrë për të investiguar në bregdet. Të dy shkojnë në Hamburg, ku kanë parë një peshkaqen. Paula, Filipi dhe Ayhani nuk e kanë të lehtë. Vapa në zyrë është e padureshme dhe ata nuk kanë as ventilator. Dëshirën e Paulës për të shkuar në det, Kompuja e plotëson me lehtësi. Redaktorëve u duhet të shkojnë në Hamburg. Në portin e atjeshëm kanë vërejtur një peshkaqen. Për shkak të masës së madhe të njerëzve, të cilët nuk duan t'u shpëtojë pa e parë peshkaqeni, dy redaktorët mezi arrijnë të depërtojnë deri te peshkaqeni. Punët ndërlikohen edhe për profesorin, i cili është përqendruar i gjithi te mbaresa e nyjeve mashkullore në rasën kallëzore. Mohimi me "kein" merr të njëjtat mbaresa.

    Leksioni 20 – Anketë me dëgjuesit

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 13:30


    Paula dhe Filipi i pyesin dëgjuesit për mendimin e tyre. Tema e emisionit është: "A mund të jetë mëkat një gënjeshtër?" Dëgjuesit pozicionohen për rrathët e pavërtetë në arën e drithit e për mënyrën si vepruan fshatarët."A mund të jetë një gënjeshtër mëkat?" Për këtë Paula dhe Filipi pyesin sot dëgjuesit.  Shkas për anketën janë rrathët në një arë drithi, për të cilat kanë informuar dy redaktorët. A është mashtrimi i fshatarëve një akt për t'u turpëruar, apo fajin e kanë turistët, që kanë rënë vetë brenda? Përgjigjet e dëgjuesve janë të qarta. Ndryshe nga dëgjuesit, të cilët duhet t'u përgjigjen me "po" ose "jo" pyetjeve të redaksisë, profesori paraqet një detyrë me tri përgjigje të mundshme. Përveç Femërores dhe Mashkullores gjermanishtja ka një gjini të tretë, Asnjanësin. Në këtë ndodhi kjo shpjegohet në bazë të lidhëzave "der" "die" dhe "das".

    Leksioni 19 – Mashtrimi zbulohet

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:37


    Megjithëse rrathët në arën e drithit i kanë bërë fshatarët, Eulalia është shumë e bindur për ekzistencën e UFO-ve. Puna investiguese për këtë mashtrim i çon Filipin dhe Paulën në pijetoren e fshatit.Paula dhe Filipi e zbuluan mashtrimin e rrathëve në arën e drithit, por nuk janë shumë të sigurtë, a ekzistojnë apo jo UFO-t. Po çfarë kuptimi ka në fakt shkurtesa UFO? Eulalia këmbëngul se ka parë njëherë një UFO. Në fund, dy redaktorët pyesin klientët në pijetoren e fshatit, se çfarë mendojnë ata për rrathët falsë në arën e drithit. Tregimet e klientëve të pijetores janë një rast i mirë, për të prezantuar të pakryerën, veçanërisht me foljen e parregullt "sein". Edhe folja gjysmëndihmëse (modale) "können" rishikohet në këtë ndodhi. Kushtojini vëmendje para së gjithash ndryshimin të zanores në rrënjën e foljes.

    Leksioni 18 – Vëzhgim natën

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:58


    Paula dhe Filipi përpiqen të sqarojnë enigmën e rrathëve dhe vendosin ta vëzhgojnë fushën natën. Por ajo që zbulojnë nuk u krijon përshtypjen se këtu kemi dorën e jashtëtokësorëve.Pronari i fushës me rrathët misteriozë u merr turistëve ditën pesë Euro, për t'I lejuar të fotografojnë. Ndërkohë, Paula dhe Filipi fshihen natën në pyll, për të pritur UFO-t. Por në vend të UFO-ve shfaqen dy burra me një makinë. A janë ata që i kanë bërë rrathët në fushë, për të tërhequr turistët? Por në fund duket se shfaqet një UFO, i cili e bën edhe më të ngatërruar situatën. Folja me përdorim të gjerë "machen" shkakton më pak konfuzion. Profesori tregon në këtë ndodhi mundësi të shumta për ta përdorur këtë folje.

    Leksioni 17 – Rrathët në arën e drithit

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:59


    Kur në një arë drithërash shfaqen rrathë misteriozë, Paula dhe Filipi nisin investigimin. A është ulur këtu ndonjë UFO apo mos ndonjëri ka ngritur ndonjë kurth? Kur kthehet në zyrën e redaksisë Ayhani, Paula dhe Filipi janë nisur për të bërë një reportazh. Në një fushë drithërash janë zbuluar rrathë enigmatikë, dhe askush nuk është në gjendje të shpjegojë si janë krijuar ata. Dy redaktorët nuk janë të vetmit që i tërheq kjo ndodhi e pazakontë; interesante ajo është edhe për shumë turistë, të cilët janë bërë kureshtarë. Ndërsa banorët e fshatit gjejnë shpejt mënyra për të përfituar nga kjo ngjarje misterioze. Në turmë ndeshen njerëz me interesa të ndryshme. Turistët duan të shuajnë kureshtjen, redaktorët të hedhin dritë mbi misterin dhe fshatarët ndoshta të fitojnë para. Kushtojuni në këtë ndodhi vëmendje foljes gjysmëndihmëse (modale) "wollen".

    Leksioni 16 – Ikarusi

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:58


    Të dy gazetarët magjepsen nga heroi tragjik i mitologjisë greke. Po a e dinë dëgjuesit se kush ka qenë Ikarusi? Paula dhe Filipi tregojnë historinë e tij. Një djalë i vogël ka veshur kostumin e Ikarusit dhe kjo bën që Paulës dhe Filipit t'u lindë një ide: ata e prezantojnë në një pjesë për radio legjendën greke. Ajo flet një djalë të ri, i cili nuk i përfilli të gjitha paralajmërimet e të atit Dedalus dhe u rrëzua kur deshi të fluturonte. Ai nuk i reziston dot tundimit për t'iu afruar diellit, por ai afrohet aq shumë, sa dylli në krahët e tij fillon të shkrihet. "Mos fluturo shumë lart, mos fluturo shumë ulët", i thotë Dedalusi birit të tij Ikarus. Mënyra urdhërore, e cila përdoret këtu, mund të përdoret për të shprehur një lutje, një kërkesë ose një urdhër. Po të kishte dëgjuar këshillat e të atit, ndoshta Ikarusi nuk do të qe rrëzuar.

    Leksioni 15 – Kostumet e Karnavaleve

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 13:19


    Që nga rruga, redaktorët Paula dhe Filipi raportojnë edhe njëherë për Karnavalet. Ata zbulojnë kostume të shumëllojshme dhe madje njihen edhe me disa dialekte gjermane. Pasi është kthyer në zyrë, Paula hakmerret ndaj Ayhanit – duke përdorur si për ironi traditat e Karnavaleve. Pastaj, që prej festimeve në rrugë, Paula dhe Filipi informojnë për kostumet origjinale. Ata ndeshen me Papagenon e Operës së Moxartit "Flauti magjik" dhe me Ikarusin, heroin e legjendave greke. Filipi dhe Paula njohin njerëz nga rajone të ndryshme të Gjermanisë, të cilët flasin në dialektet lokale të tyre. Shtrirja e këtyre dialekteve paraqitet këtu më hollësisht.

    Leksioni 14 – Shtrigat në Shvarcvald

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:09


    Megjithë vështirësitë, Filipi arrin të kthehet shëndoshë e mirë nga Shvarcvaldi dhe hyn i gjithi në botën e Karnavaleve. Kolegia e tij, Paula, nga ana tjetër ka ca probleme me këto tradita. Filipi po shijon atmosferën e Karnavaleve, kurse Paulës ajo i duket kaotike. Asaj i duhet të kërkojë jo vetëm Filipin, por edhe veturën e tij të rrëmbyer. Rrengjet e karnavalistëve me kostume ia vështirësojnë asaj edhe më shumë punën. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ayhanit i vete mendja t'i luajë një reng të keq Paulës. Po kaq të larmishme sa kostumet e Karnavaleve janë edhe funksionet e foljes "sein". Në këtë ndodhi do të hedhim një vështrim në llojet e ndryshme të rrethanorëve.

    Leksioni 13 – E Hëna e Karnavaleve

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:59


    Qendrimi ndaj Karnavaleve e ndan në grupe redaksinë e Radios D. Detyra e Komput për të investiguar, e cila i sjell dy redaktorët në Shvarcvaldin e njohur për Karnavalet, nuk i entuziazmon të gjithë pjesëmarrësit. Karnevalet, të cilat i festojnë në mënyrë intensive në disa zona të Gjermanisë, nxjerrin në pah dallime mendimesh në të Hënën e Karnevaleve. Paula nuk e kupton ngazëllimin e Filipit dhe kostumi i tij si shtrigë asaj i duket thjesht qesharak. Një detyrë për të investiguar kërkon që Filipi të udhëtojë në Shvarzvald, gjë që e gëzon atë. Atje, njerëz me kostume shtrigash vjedhin vetura, në mes të çmendurisë së Karnavaleve. Dy gazetarët përpiqen të bëjnë një reportazh live, por fillimisht kjo nuk u ecën. Shtrigat e tërheqin Filipin nga vetura dhe e rrëmbejnë. Më pak kaotik se ditët e Karnavaleve është rendi i fjalëve në gjermanisht. Kjo ndodhi fokusohet në pozicionin e kryefjalës dhe kallëzuesit.

    Leksioni 12 – Letra nga dëgjuesit

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:30


    Kur nuk ke kuptuar diçka, është gjithmonë mirë të pyesësh. Profesori u përgjigjet pyetjeve të dëgjuesve për ndodhitë e kaluara: një rast i mirë për dëgjuesit që duan të përsëritin mësimet ose të zgjerojnë njohuritë. Dëgjuesit pyesin dhe profesori u jep përgjigje të hollësishme. Ky është një rast shumë i mirë për dëgjuesit, për të përsëritur përmbajtjen e mësimeve dhe për të thelluar njohuritë ose thjesht për të shtruar pyetje për atë që kanë dashur gjithmonë të mësojnë. Pyetjet e dëgjuesve: kur duhet të përdor "du" dhe kur "Sie"? Kujt i drejtohem me "du" dhe kujt i drejtohem me "Sie"? Si mund ta prezantoj veten? Kur duhet të përdor emrin dhe kur "mbiemrin"? Cili është kuptimi i pjesëzave modale "denn", "doch" dhe "eigentlich" dhe cili është dallimi midis "nicht" dhe "nichts"?

    Leksioni 11 – Kukuvajka që flet

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:13


    Kukuvajka Eulalia dëshiron të dijë origjinën e emrit të vet. Kompu, Ayhani e Jozefina mbledhin informacione dhe gjejnë disa përgjigje. Ata i ndihmon një koleg spanjoll, i cili ka dëgjuar që ka ardhur kukuvajka. Kukuvajka Eulalia dëshiron të mësojë se nga vjen emri i saj. Redaksia e Radio D i përvishet punës dhe gjen se emri vjen nga greqishtja. Edhe kolegu Karlos i redaksisë spanjolle ka informacione interesante për këtë temë. Ai njeh një shenjtore, që mban të njëjtin emër. Sërish në redaksi ka shumë pyetje të pasqaruara. Me këtë rast do të dëgjoni fjali pyetëse me dhe pa fjalë pyetëse. Për fjalinë pyetëse, rëndësi të veçantë merr intonacioni.

    Leksioni 10 – Intervistë me mbretin Ludvig

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:39


    Filipi takon aktorin që luan Mbretin Ludvig në spektaklin muzikor dhe i lutet t'i japë një intervistë. Papritur, Filipit i duket sikur e njeh zërin e aktorit. Në redaksi shfaqet ndërkohë papritur një vizitor.Në Kështjellën Nojshvanshtajn, Filipi arrin të zgjidhë edhe pa ndihmën e Paulas se kush ishte personi që hiqej si mbreti Ludvig. Ai është aktori nga komedia muzikore Mbreti Ludvig. Filipi e shfrytëzon rastin dhe i lutet aktorit t’i japë një intervistë. Kur kthehet në Radio D ai çuditet nga vizita e pazakontë. Një kukuvajkë që flet ka ardhur në redaksi. Kjo ndodhi sjell shumë të papritura për Filipin: “Nuk e besoj” dhe “Nuk e di”, thotë ai disa herë. Është rasti për të trajtuar mohimin me „nicht“.

    Leksioni 09 – Muzikë për Ludvigun

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:39


    Edhe Filipi gjen një rrugë për ta zbuluar sekretin e të panjohurit: në gazetë ai gjen një reklamë për një spektakël muzikor mbi Mbretin Ludvig. Rrugës për atje ai interviston turistë nga e gjithë bota. Në një kohë që Paula ndodhet në zyrën e saj në Berlin, Filipi është në Mynih. Ai nuk di asgjë për zbulimet e Paulas. Po edhe Filipi është në rrugë të mbarë për ta zgjidhur enigmën. Një reklamë në gazetë për një spektakël muzikor për Mbretin Ludvig i tërheq vëmendjen. Në autobusin që të çon në spektakël, ai i pyet turistët se çfarë presin nga shfaqja. Kjo ndodhi ushtron të kuptuarit në dëgjim. Në autobus fliten shumë gjuhë. Përpiquni të dalloni fjalët gjermanisht. Më tej do të njiheni me pozicionin e mohimit me "nichts", dhe pozicionit të tij pas foljes.

    Leksioni 08 – Të panjohurit i bie maska

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:11


    Paula dhe Filipi pyesin në Kështjellë të ashtuquajturin Mbret Ludvig. Por pastaj Paula zbulon rastësisht diçka interesante. Asaj i kujtohet papritur se kush është i huaji misterioz. Të dy redaktorët flasin me mbretin gjoja të ringjallur Ludvig duke bërë me të një intervistë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, identiteti i vërtetë i të panjohurit misterioz mbetet i pasqaruar. Kur kthehet në zyrë, Paula sheh një reklamë televizive, që e bën t'i bierë monedha: zëri që dëgjon në reklamë asaj i duket i njohur. Preferencat nuk mund t'i shprehësh pa thënë se kë ose çfarë dëshiron. Folja "lieben" kërkon kundrinorin e drejtë. Në këtë ndodhi do të njiheni me rasën kallëzore.

    Leksioni 07 – Ludvigu, mbreti i përrallave

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 13:50


    Paula dhe Filipi prezantojnë romantikun Ludvig të Bavarisë dhe preferencat e tij. Udhëtime natën me slitë dhe festa gjigande si dhe shpikje të çuditshme krijojnë një përshtypje të parë për Ludvigun dhe kohën e tij. Dy redaktorët e marrin dëgjuesin me vete në një udhëtim në shekullin e 19-të. Ata prezantojnë Mbretin ëndërrimtar Ludvig: dashurinë e tij për natyrën, për muzikën e Riçard Vagnerit dhe lidhja e tij e ngushtë me kushërirën e tij, perandoren legjendare Sisi. Të gjithë entuziazmohen nga një tavolinë origjinale, të cilën Ludvigu e ka shpikur vetë. Në këtë ndodhi gjithçka sillet rreth preferencave dhe qejfeve të Ludvigut- një rast i mirë për të shqyrtuar foljen "lieben". Të njëjtat mbaresa vlejnë edhe për foljen "kommen", të cilën do ta dëgjoni gjithashtu.

    Leksioni 06 – si vdiq Mbreti Ludvig?

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 15:00


    Në Kështjellën Nojshvanshtain (Neuschwanstein) Paula dhe Filipi takojnë një të panjohur misterioz, i cili mban pallton e Mbretit Ludvig. Të dy mbledhin materiale për rrethanat e vdekjes enigmatike të Ludvigut.

    Leksioni 05 – Mbreti Ludvig është gjallë

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 15:00


    Paula dhe Filipi përshëndesin në Radio D kolegun e ri. Menjëherë ata përballen me një detyrë që nuk pret: i ndjeri Mbret Ludvig i Bavarisë supozohet se është gjallë dhe redaktorët duhet të investigojnë për këtë. Filipi prezantohet me kolegët Paula dhe Ayhan si dhe ekscentriken Zhozefinë, e cila mban rregullin në zyrë. Pa kaluar shumë kohë Filipin dhe Paulan i pret një detyrë. Ekzistojnë fjalë se mbreti Ludvig II i Bavarisë, për të cilin tregohen shumë legjenda është akoma gjallë, megjithëse sipas historianëve ai ka vdekur në rrethana misterioze më 1886. Dy redaktorët shkojnë për të mbledhur materiale në Kështjellën Nojshvanshtain, ku përjetojnë edhe një ndodhi të frikshme. Disa çështje misterioze bëjnë të lindin një sërë pyetjesh, kështu që krijohet mundësia që në këtë ndodhi të ndalemi më gjatë në fjalët pyetëse dhe në fjalitë përgjigje.

    Leksioni 04 – Në pritje të kolegut të ri

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:58


    Filipi po vonohet të mbërrijë në zyrën e redaksisë. Paula dhe Ayhani, kolegët e tij të ardhshëm pëpiqen të shtyjnë kohën. Por Filipi as që duket, madje as me telefon nuk komunikojnë dot me të.Filipi vonohet shumë për shkak të motit të keq. Ai përpiqet të lajmërojë për këtë me telefon Paulën. Por nuk e gjen. Paula dhe kolegu i saj Ayhan largohen më në fund nga zyra. Kur e ëma e Filipit telefon më pas në redaksi, konfuzioni është i plotë. Filipi përpiqet të kërkojë falje për vonesën. Dëgjuesit mësojnë forma të ndryshme të kërkimit falje.

    Leksioni 03 – Udhëtim për në Berlin

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 12:59


    Filipi niset për në Berlin. Por e gjitha nuk del kaq punë e lehtë sa e mendonte. Moti i keq ia prish planet. Ndërkohë prezantohen disa personazhe. Filipi është nisur me makinë për në aeroportin e Mynihut. Prej atje ai dëshiron të marrë avionin për në Berlin. Por siç parashikohej edhe në buletinin meterologjik, shira të fortë dhe furtuna bëjnë që udhëtimi të zgjasë më shumë se pritej. Njëkohësisht, punonjësit e redaksisë së Radio D , si edhe Filipi dhe e ëma prezantohen në këtë ndodhi në forma të ndryshme. Llojet e ndryshme të prezantimit e bëjnë të qartë dallimin midis formës shoqërore dhe asaj zyrtare të prezantimit.

    Leksioni 02 – Telefonatë nga Radio D

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 11:46


    Filipi nuk gjen as tani qetësi. Pas insekteve të bezdisshme tani atë e mundon zhurma e fqinjëve. Më në fund, një telefonatë e papritur nga Berlini bën që ai të largohet me vrull nga fshati. Filipi niset për te Radio D.Vërtet nuk qenka e thënë që Filipi ta shijojë qetësinë që priste në fshat. Një sharrë elektrike dhe një trompetist diletant e bëjnë që ta humbasë përfundimisht durimin. Kështu që telefonata nga Paula, e cila punon në Radio D në Berlin vjen në kohën e duhur. Filipi e lë shumë të zhgënjyer të ëmën, sepse niset me vrull për në kryeqytet. Edhe këtu kuptohet lehtë se çfarë po ndodh. Para së gjithash fjalët ndërkombëtare dhe intonacioni ndihmojnë për ta inkuadruar atë që ndodh dhe ndihmojnë ushtrimin e të kuptuarit në dëgjim.

    Leksioni 01 – Vizitë në fshat

    Play Episode Listen Later Apr 9, 2009 14:58


    Filipi, një djalë i ri, shkon me makinën e tij në fshat. Ai pret të shlodhet duke vizituar mamanë e tij Hane, por shpejt njihet edhe me anët e pakëndshme të pamjes idilike të fshatit.

    Claim Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

    In order to claim this podcast we'll send an email to with a verification link. Simply click the link and you will be able to edit tags, request a refresh, and other features to take control of your podcast page!

    Claim Cancel