“Amfora.al” është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Në brendësi të saj do të gjeni publikime ekskluzive, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe m
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në këtë seri të podcastit “Zëri i Kulturës” do të ndajmë me ju produksionet dhe nismat më të fundit të Medias Amfora, dedikuar audiencës sonë. Përgjatë punës sonë në bashkëpunim me komunitetin dashamirës të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore kemi krijuar serinë e videove “Kultura në 1 minutë”, sjellë në një format krijues që në rreth 1 minutë trajton histori të jashtëzakonshme për rajonin e Durrësit dhe zhvillimet që ndikuan në ngjarjet e Perandorisë Romake dhe të botës antike. Ndërsa për t'i dhënë zë kulturës në qytetin e Durrësit kemi realizuar serinë e podkasteve "Zëri i Kulturës", si një hapësirë diskutimi për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore, arkeologjinë, por edhe përfshirjen e dimensione të tjera, me fokus në tema sociale, mediatike dhe historike. Gjithashtu komuniteti është angazhuar në raportimin mbi monumentet e kulturës dhe i ka dhënë vlerë të shtuar punës sonë. Përmes "Raportimit të Qytetarëve të Angazhuar" ne kemi trajtuar tema jo vetëm lokale, por edhe me shtrirje kombëtare. Ju ftojmë të dëgjoni podcastin me një pjesë të ekipit të Media Amfora, të cilët ndajnë eksperiencën e tyre përgjatë 1 viti. Këto produksione u zhvilluan me mbështetjen e projektit "Media For All", financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në këtë episod të 15-të të serisë së podcasteve “Zëri i Kulturës” do të trajtojmë 2 fenomene natyrore që kanë lënë gjurmë të thella në shoqërinë njerëzore, tërmetet dhe pandemitë. Teksa ishin harruar lëkundjet e fuqishme sizmike dhe masat e karantinimit nga pandemitë, me tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë e COVID-19 të përhapur gjerësisht 2 vitet e fundit, u rikthyen në memorie pasojat e mëparshme të këtyre fenomeneve natyrore. Njihuni më shumë me tërmetet dhe pandemitë në territorin e Durrësit dhe më gjerë, përmes intervistës me studiuesin e historisë së qytetit të Durrësit, Dorian Hatibi. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Media Amfora në kuadër të nismës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar”, fton herë pas here audiencën të raportojë mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, duke dhënë informacione apo sugjerime për tema që gazetarët tanë mund t'i ndjekin. Shumë prej pyetjeve të mbërritura lidhen me procesin e restaurimit të monumenteve të kulturës pas tërmetit në rajonin e Durrësit. Në këtë seri të podcasteve "Zëri i Kulturës" do i jepet përgjigje këtyre pyetjeve, por jo vetëm! Përmes intervistës me drejtorin e Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, do të mësojmë edhe për projektet ambicioze për rijetësimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, si zbulimi i plotë i amfiteatrit romak apo rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës Në këtë seri të 13-të podcast-eve "Zëri i Kulturës", do të jemi me një personazh shumë të veçantë dhe simbolik për qytetin e Durrësit. Vangjush Haxhia i ka kushtuar jetën e tij peshkimit dhe nuk ka reshtur për asnjë ditë në pasionin e tij ndaj detit dhe botës së gjallë nën ujë. Ai tregon sfidat kryesore me të cilat përballet një peshkatar në përditshmërinë e tij, një profesion që përveç lodhjes fizike të ofron një qetësi të madhe shpirtërore. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës Ky episod i serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës" ka në fokus disa prej miqve më të veçantë të njeriut, kafshët endacakë. Kjo seri "i jep zë" atyre që nuk mund të flasin drejtpërdrejtë me ne, përmes asaj që njihet nga të gjithë kafshë dashësit në Durrës apo Fier, si "Xheni", por emrin e plotë e ka Gjenovefa Hasanaj-Müller. Dashuria për kafshët e rrugës e ka lidhur që herët me to dhe përkujdesin ndaj tyre e ka përhapur edhe tek kafshë dashësit e tjerë. "Xheni Müller" prej 6 vitesh e ka ndarë pasionin e saj midis Shqipërisë dhe Zvicrës, duke themeluar shoqatën “JETA, Tier und Mensch” ("JETA, Kafshët dhe Njerëzit"). Çdo ditë aktivistët e shoqatës dhe kafshë dashësit në Durrës e Fier, nga qendrat urbane deri në skutat e periferisë identifikojnë kryesisht qentë endacakë dhe kujdesen për t'i ushqyer. Ata punojnë edhe për sterilizimin dhe kastrimin e kafshëve të rrugës, duke i trajtuar në klinika veterinare, për t'i rikthyer më pas në zonën e tyre apo për t'i adoptuar nga kafshë dashësit. Ndiqni podcastin për të mësuar më shumë për punën e aktivistëve, por edhe mbi kulturën e shoqërisë sonë në trajtimin e tyre. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. 15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci. Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit. Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut. Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë. Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t'i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës. Banorët e Durrësit dhe vizitorët shpesh herë flasin për transformimin e qytetit pas viteve' 90 dhe mundohen të kuptojnë se përse ky ndryshim e ka lënë shumicën e qytetarëve të pa kënaqur, me trashëgiminë kulturore të dëmtuar dhe me shtimin e volumit të betonit. Media Amfora mësoi nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "A ka pasur një rol zëri i qytetarëve në mënyrën sesi bashkia e ka transformuar qytetin?", 94.7 % mendojnë se "Jo" dhe vetëm 5.3 % mendojnë se "Po". Në këtë episod të serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës", urbanisti dhe pedagogu, Artan Kacani, analizon transformimin e qytetit të Durrësit dhe sfidave me të cilat përballet ai nga ana urbanistike, një panoramë që përsëritet ngjashëm edhe në qytete të tjera të vendit. Media Amfora më herët ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata mbi transformimin e qytetit. Ne mësuam nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "Si i vlerësoni investimet e Bashkisë Durrës për ndërtimin e shesheve publike?", 80.9 % i vlerësojnë "Negativisht" dhe vetëm 19.1 % i vlerësojnë "Pozitivisht". Autor: Geri Emiri Producente Podcast-esh: Livia Kreko Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar