Podcasti i karrierës

Follow Podcasti i karrierës
Share on
Copy link to clipboard

Podcast mbi arsimin, formimin profesional, punësimin, vetëpunësimin dhe vetpunësimin e të rinjve, dhe inovacionin.

AFTËSI.INFO

  • Aug 28, 2018 LATEST EPISODE
  • infrequent NEW EPISODES
  • 27m AVG DURATION
  • 24 EPISODES


Search for episodes from Podcasti i karrierës with a specific topic:

Latest episodes from Podcasti i karrierës

Rovena Lico

Play Episode Listen Later Aug 28, 2018 29:59


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me doktoreshën reumatologe, Rovena Lico, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë, Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Edison Toro

Play Episode Listen Later Mar 8, 2018 44:46


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 23-të njihemi me Edison Toron, 34 vjeҁ, i cili prej me shumë se një viti ndryshoi krejtësisht profesion duke kaluar nga puna në sektorin publik në kultivimin e peshkut dekorativ. Edhe pse i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Turqi si dhe nje eksperiencë shumë vjeҁare në fushën e burimeve njerëzore, ai vendosi të mësonte një profesion të ri, në një fushë që sipas tij është pothuajse fare e prekur në Shqipëri. Dëgjoni historinë e tij nga bankat e gjimnazit në Turqi deri në hapësirën mbushur me akuarium ku jetojnë dhe shumohen mbi 20 specie peshqish, njëri më i veҁantë se tjetri. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Jonel Kristo

Play Episode Listen Later Feb 10, 2018 34:51


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 22-të njihemi nga afër me sipërmarrësin energjik Jonel Kristo, 32 vjeҁ. Pas studimeve të larta për Ekonomiks dhe Investim në Wisconsin, SHBA, kthehet në Shqipëri dhe punon shkurtimisht pranë një banke për të kuptuar që ajo që donte vërtetë ishte të vetëpunësohej. Kështu ai nis rrugëtimin e tij si sipërmarrës, zhvillues dhe menaxhues projektesh kryesisht në fushën e turizmit, zhvillimit profesional dhe teknologjisë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Martin Toro

Play Episode Listen Later Nov 30, 2017 25:26


Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si veteriner syri në Kanada.

Kushtrim Xhakli

Play Episode Listen Later Aug 11, 2017 43:36


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli. Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit, Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX, një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrës të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Evis Kazazi

Play Episode Listen Later Jun 30, 2017 34:26


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events. Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash, ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013 Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Elvis Plaku

Play Episode Listen Later Apr 28, 2017 42:34


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 25-të njihemi me konsulentin e marketingut dixhital dhe komunikimit, Elvis Plakun. Pas edukimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit, ai vendos të kthehet dhe të punoj në Shqipëri me dëshirën për të dhënë kontributin e tij. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme si muzikant trombe e deri në ditët e sotme si konsulent komunikimi. Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Agim Barushi

Play Episode Listen Later Dec 25, 2016 29:32


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 21-të njihemi nga afër me sipërmarrësin frymëzues e të pa lodhur Agim Barushi, 36 vjeҁ. Pasi ndjek shkollën profesionale për mobileri, paralelisht me studimet për inxhiner, vendos të fillojë punën për të hapur mobilerinë e tij. Në atë kohë, 12 vite më parë, hapësira ku punonte ishte 70 metra katrorë me një makineri të ndërtuar vetë. Sot, ai drejton një ekip prej 12 bashkëpunëtorësh (sic preferon ti quaj punëtorit e tij) në një hapësirë prej 740 metra katrorë, me makineri moderne të cilat mbulojnë tëgjitha etapat e prodhimit të mobiljeve me porosi. Rrëfimi i Agimit për profesionin e tij, është prekës pasi tregon se sa përkushtim dhe sakrificë ka në brendësi të sipërmarrjes së tij. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Ejona Zaimaj

Play Episode Listen Later Oct 12, 2016 35:24


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 20-të njihemi nga afër me sipërmarrësen e guximshme Ejona Zaimaj, 29 vjeҁ. E diplomuar në financë publike në Ankara, ajo zgjedh pas tre vitesh eksperience në këtë fushë të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Sot, Ejona e ka lënë pas krahëve vitin e parë të krijimit të fermës dhe ndan me ne eksperiencat, të mirat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kesaj rruge. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Kleidi Eski

Play Episode Listen Later Sep 21, 2016 27:18


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 19-të njihemi nga afër me animatorin e talentuar Kleidi Eski, 29 vjeҁ. Kleidi nuk priti më gjatë se mosha 15-vjeҁare për të filluar punë pranë një nga Radiove më në zë në atë kohë. Paralel me shkollimin dhe diplomimin në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik në Tiranë, Kleidi grumbulloi eksperiencë si dizenjator duke punuar pranë disa studiosh me emër. Prej rreth 10 vitesh, ai ka punuar me një formë tjetër dizenjimi, atë të animacionit. Na ndiqni në këtë episod për të dëgjuar rrugëtimin e tij profesional si dizenjator multidisiplinor. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Lorin Çekrezi dhe Rezart Struga

Play Episode Listen Later Sep 9, 2016 23:29


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 18-të njihemi me dy arkitektët e rinj dhe të suksesshëm, Lorinin dhe Rezin. Gjatë katër viteve të fundit, sëbashku me dy miqtë dhe kolegët e tyre Klaudjon dhe Gjergjin, ata kanë themeluar dhe ndërtuar studion e tyre të arkitekturës StudioArch4. Dëgjoni rrugëtimin e tyre, vështirësitë dhe hapat kryesore drejt realizimit të ëndrrës së tyre, e cila tashmë është realitet. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Redon Skikuli

Play Episode Listen Later Aug 30, 2016 28:14


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 17-të njihemi nga afër me sipërmarrësin e suksesshëm Redon Skikuli. Prej më shumë se 10 vitesh Redoni punon në fushën e komunikimit ndërveprues. Me një eksperiencë profesionale të ndarë mes Athinës dhe Tiranës, sot ai drejton kompaninë e tij Skikuli Dot Com dhe është pjesë themeluese e disa komuniteteve në kryeqytet. Dëgjoni rrugëtimin e tij profesional për të zbuluar se si mund të bëhesh një konsulent i suksesshëm në komunikimin ndërveprues. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Doriana dhe Klajdi Bido

Play Episode Listen Later Aug 17, 2016 23:39


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions, duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë nga dështimi. Ambienti ku u regjistrua episodi i rradhës ishte shumë i këndshëm, por fatkeqësisht dhe pak i zhurmshëm. Ju kërkojmë ndjesë për këtë dhe premtojmë cilësi më të mirë në episodin e rradhës. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution).

Nazif Dinoshi

Play Episode Listen Later Jun 23, 2016 24:11


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 14-të njihemi me sipërmarrësin 29-vjeҁar, Nazif Dinoshin. Aksioner dhe administratorë në fabrikën fasone Arrivederci. Dëgjoni historinë e tij nga vitet në Kalabri, në vetëpunesimin në Shqipëri. Dëgjim të këndshëm!

Tomi Kallanxhi

Play Episode Listen Later Jun 17, 2016 21:22


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 13-të njihemi me sipërmarrësin energjik Tomi Kallanxhi. Sot, Tomi drejton kompaninë e tij Big Media Expert, me një ekip prej 11 të rinjsh. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e tij si strateg i komunikimit dixhital.

Benard Lekgegaj

Play Episode Listen Later Jun 6, 2016 23:51


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 12-të njihemi me skulptorin e talentuar Benard. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e skulptorit nga studimet pranë Liceut Artistik deri në ekspozimin e punimeve të tij jashtë Shqipërisë, si skulptura e Nënë Terezës në Montreal të Kanadasë.

Lejla Sadiku

Play Episode Listen Later May 23, 2016 32:14


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës rajonale të UNDP-së në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim. Dëgjim të këndshëm!

Emiliano Lule

Play Episode Listen Later May 10, 2016 25:55


Në episodin e 10-të të podcastit do të njihemi me Emiliano Lulen. Emiliano është në radhë të parë aktivist për të drejtat e njeriut, njëkohësisht, një nga drejtuesit e Institutitit të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara në Shikim, zhvillues, promovues i teknologjisë Text To Speech (TTS), e cila shërben për të asistuar persona me aftësi të kufizuara në aksesin drejt informacionit, dhe mbi të gjitha, një sipërmarrës i vërtetë, ndonëse i verbër prej 15 vitesh. Dëgjim të këndshëm!

Kevin Cullen

Play Episode Listen Later Apr 23, 2016 14:27


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 8-të të podcastit të karrierës do të njihemi me berberin irlandez Kevin i cili jeton në Shqipëri prej dy vitesh. Kevin tregon se si mund të ndryshosh profesion në jetë duke treguar eksperiencën e tij në kalimin nga mësues anglishteje dhe letërsie në berber të vetëpunësuar. Në sallonin e tij The Gentleman, Kevin i mirëpret klientët gjithmonë me një gotë wiskey, një masazh koke, një qethje ala ‘europiane’, dhe një buzëqeshje të përmbajtur irlandeze.

Andis Rado

Play Episode Listen Later Apr 14, 2016 21:04


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar.

Elio Qoshi

Play Episode Listen Later Mar 26, 2016 22:58


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 5-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Elio Qoshin, një nga sipërmarrësit më të rinj të podcastit. Elio tregon eksperiencën e tij të deritanishme si sipërmarrës në fushën e open data / software si dhe digital design. Dëgjim të këndshëm!

Tobi Gessler

Play Episode Listen Later Mar 17, 2016 18:39


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin 4 të podcastit të karrierës do të njiheni me Tobi Gessler, një zvicerian i apasionuar me sportin e mountain bike. Tobi ka kthyer pasionin e tij në biznes duke themeluar Ride Albania Mountain Biking. Një biznes social dhe ekologjik që ofron udhëtime me bicikletë nëpër malet e Shqipërisë nëpërmjet guidave. Dëgjim të këndshëm!

Pezana Rexha

Play Episode Listen Later Mar 1, 2016 20:48


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Ndiqni rrugëtimin e Pezana Rexhës nga diplomimi për arkitekturë në krijimin e punishtes së saj Design by Pana. Një kompani sociale dhe ekologjike që dizenjon dhe prodhon moblije me dru të ricikluar. Dëgjim të këndshëm!

Lindita Komani

Play Episode Listen Later Feb 26, 2016 17:28


Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë. Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale. Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Claim Podcasti i karrierës

In order to claim this podcast we'll send an email to with a verification link. Simply click the link and you will be able to edit tags, request a refresh, and other features to take control of your podcast page!

Claim Cancel