Shokët Bëjnë Muhabet

Follow Shokët Bëjnë Muhabet
Share on
Copy link to clipboard

Podcasti nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme dhe shtjellojme tema aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.

Tripika

  • Feb 23, 2021 LATEST EPISODE
  • monthly NEW EPISODES
  • 1h 26m AVG DURATION
  • 25 EPISODES


Search for episodes from Shokët Bëjnë Muhabet with a specific topic:

Latest episodes from Shokët Bëjnë Muhabet

#25 - Haveit

Play Episode Listen Later Feb 23, 2021 86:35


Haveit është një kolektiv arti i krijuar nga dy çifte motrash (Alketa Sylaj & Lola Sylaj, Hana Qena & Vesa Qena) të cilat paraqesin sfidat e tyre në një shoqni patriarkale. Në vitet e fundit, Haveit kanë bërë një seri performancash publike në Kosovë dhe rajon, në ballafaqim të tabuve si dhuna në familje, identiteti gjinor dhe dhunimet e luftës.

#24 - Bind Skeja

Play Episode Listen Later Feb 4, 2021 100:52


Bindi është psikolog dhe themelues i "Linja e Jetës" e cila është linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjes. Me Bindin bisedojmë për ndikimin e rrjeteve sociale në psikologjinë njerëzore, ndikimin e dhunës në familje, stigmën ndaj vetvrasjës në shoqërinë Kosovare dhe shumë tema tjera.

#23 - Arvan Berisha

Play Episode Listen Later Dec 27, 2020 130:18


Arvani është dizajner, ilustrues dhe animator shumë kreativ i cili gjithashtu jep mësim në Akademinë e Animacionit, ku i mëson të rinjtë për animacion.

#22 - Veton Nurkullari dhe Eroll Bilibani flasin për DokuFest

Play Episode Listen Later Dec 27, 2020 76:55


Ju sjellim një epizodë pak më të veçantë me dy prej drejtuesëve të festivalit DokuFest, me të cilët flasim për tranzicionin e festivalit në formë plotësisht digjitale këtë vit, si dhe për tema tjera të ndryshme lidhur me gjendjen e industrisë së filmit në Kosovë.

#21 - Grupi i artistëve, hulumtuesëve dhe kuratorëve të pavarur

Play Episode Listen Later Jun 30, 2020 79:57


Në këtë episodë folëm me Donjetë Muratin, Erëmirë Krasniqin dhe Dardan Zhegrovën në lidhje me fondin emergjent për kulturë i cili ende nuk është shpërndarë nga Ministria e Kulturës.

#20 - Doriana Musai flet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Play Episode Listen Later Jun 30, 2020 73:14


Doriana dhe një grup i artistëve dhe aktivistëve me vite u munduan ta mbrojnë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shebja tinëzake e Teatrit ishte e mundur vetëm duke e përdorur rastin e pandemisë si pretekst. Në këtë epizodë të inçizuar para pandemisë, Doriana tregon çfarë kuptimi të thellë artistik dhe historik ka teatri dhe pse duhet të ruhet. Përveç asaj, flasim se si arsyet e shembjes së teatrit janë të pakuptimta dhe me qëllime të rreme.

#19 - Ardian Tola flet për Bitcoin

Play Episode Listen Later May 4, 2020 148:30


Ardiani është ndërmarrës i cili jeton dhe vepron ne SHBA. Në vitet e fundita ai është fokusuar ne protokollin e Bitcoin, dhe në këtë epizodë ne bisedojmë se si Bitcoini mund ta transformojne plotësisht shoqërinë njerëzore. Përveç kësaj, hyjmë edhe në disa tema filozofike dhe analiza të situatës shpirtërore dhe filozofike në Botën Perëndimore.

#18 - Bajram ‘Kafu’ Kinolli flet per atësi, art, dhe diskriminim

Play Episode Listen Later Apr 15, 2020 149:06


Bajram ‘Kafu’ Kinolli është vokalist dhe kantautor nga Kosova. Ai rrjedh nga një familje tradicionale roma me histori të gjatë të muzikantëve dhe interpretuesve. Ai udhëheq grupin ‘Gipsy Groove’, një bend që gërsheton muzikën e Ballkanit me reggae, jazz dhe funk, me qëllim theksimin e rolit të muzikës në procesin e ndërtimit të paqes. Si aktivisit I drejtave të njeriut, ai ka punuar për disa OJQ në Kosove dhe rajon.

#17 - COVID-19, Vlerësim i situatës, rrezikut dhe zgjidhjeve

Play Episode Listen Later Mar 30, 2020 82:21


Nuk kemi mysafir kesaj rradhe, por e kemi pergaditur nje epizode te vecante per disa nga aspektet me te thella te situates me COVID-19. Materiali ne kete epizode eshte perkthim i nje podcasti origjinal nga kanali Rebel Wisdom ne YouTube, ku shpesh hapen tema per egzistencen dhe lidhjen me te thelle njerezore. Daniel Schmachtenberger është studiues i sistemeve komplekse njerëzore, prej aspektit biologjik në ate social. Ai është bashkëthemelues i Neurohacker Collective, ku edhe ka rolin e Drejtorit të Hulumtimit. David Fuller është gazetar, filmograf, dhe shkrimtar i cili ka fokus në jetën e thellë të brendshme dhe sociale. Ai është bashkëthemelues i Rebel Wisdom, një platforme multidisciplinare për ngritje njerëzore. https://www.youtube.com/watch?v=DJnbQTG12eg

#16 - Ardian (FuGaa) Kurtolli flet për videolojna, e-zines dhe marketing

Play Episode Listen Later Mar 9, 2020 109:12


FuGaa është artist, marketer, dhe gamer i flaktë. Në podcast flasim si ai i kombinoi këto pasione në rininë e tij të paraluftës dhe pasluftës si një nga pionerët e parë të e-sports në Kosovë. Jepjani një ndëgjim! Nëse doni ta përkrahni podcastin tonë, mënyra më e mirë është duke e shpërndarë dhe duke i treguar shokëve tuaj për ne.

#15 - Fitore Berisha flet për Astrit Deharin, rolin e artit në terapi, dhe Budizmin

Play Episode Listen Later Mar 9, 2020 112:43


Kishim nderin me pase Fitore Berisha ne studio. Fitorja eshte artiste vizuele e cila e studioj pikturen ne kohen e edukimit paralel ne vitet e 90-ta. Ajo u zhvendos ne Islande ne vitin 2006, por u rikthye ne Kosove me ekspozita dhe pune tjera pas 10 viteve, ne 2016. Me Fitoren folem per muralin e saj te Astrit Deharit ne rrugen Rexhep Luci, dhe per ekspoziten e saj te fundit ne muzeun kombetar. Folem edhe per krijimin e komuniteteve artistike dhe jo-artistike ne Kosove, per rolin e artit si terapi, dhe per Budizmin, dhe ndikimin e tij ne shendetin mendor.

#14 - Drini Meka flet për muzikë, bendet e paraluftës dhe trashegiminë mes gjeneratave

Play Episode Listen Later Mar 9, 2020 91:01


Kemi kënaqësinë me e prezantu epizodën e rradhës me artistin Drini Meka, i cili e themeloj bendin ‘Sansara’ në vitin 1996. Biseda ishte shumë informative dhe Drini shpalosi analizë të thellë të industrisë së muzikës në Kosovë. Ai shtjelloj mundësitë e stagnimit të saj të deritashëm, dhe mundësitë për përmirësim dhe ngritje të cilësisë në të ardhmën, nëse bëhet një përpjekje serioze nga muzikantët dhe producentët vendorë. Shpresojme që ju pëlqen!

#13 - Elizabeth Gowing fol per pervojat e saja Kosovare dhe punen e saj me persona te margjinalizum

Play Episode Listen Later Feb 5, 2020 77:34


Në këtë epizodë, Elizabeth fol për qysh ka ndëgju për herë të parë për Kosovën dhe pse ka vendosë me ndejt këtu. Flet për librat e saj në lidhje me Kosovën, dhe si nëpërmjet joges i ka zbulu vendet e ndryshme në Kosovë, dhe në Travels in Blood and Honey tregon si është berë bletare në Kosovë. Pastaj ajo flet edhe për organizatën që e themeloj me burrin e saj ‘The Ideas Partnership’ dhe çfar lloj pune bën ajo. Elizabeth gjithashtu spjegon se si kuptoj ma shumë për zejën e filigranit duke e shkru librin e saj të fundit ‘Fija e Argjendit’ dhe si, duke e kuptu që ky zanat është në zhdukje e siper, ajo me organizaten e saj filloj një biznes ku punëson gra të margjinalizuara për me punu me filigran, në mënyrë që ta promovoj këtë zeje. Elizabeth e bën të kjarte edhe arsyen se pse personat e margjinalizuar duhet të rimëkëmbën dhe të bëhen qytetar të denjë të Kosovës, në mënyrë që minimalisht mos te jenë barrë për shtetin, por idealisht edhe të kontribuojnë në forcimin e shtetit tonë. Flasim edhe për randesinë e gjuhëve, dhe i të qenurit bilingual — që shumica e rinisë në Kosove janë — dhe si studime të shumta shkencore kan treguar se ditunia e dy apo më shumë gjuhëve ndikon në shfrytëzimim më adekuat të inteligjencës së njeriut. Shpresojme se ju pëlqen!

#12 - Agon Maliqi flet për politikë, diskriminim, privilegj, dhe kapitalin social

Play Episode Listen Later Jan 8, 2020 83:01


Premiera e epizodes tonë të re po fillon. Kyquni tash për ta ndëgjuar! Kemi nderin të prezentojmë mysafirin tonë të rradhës: Agon Maliqin. Agoni është analist politik, aktivist, si dhe bashkëthemelues i blogut sbunker. Në këtë epizodë Agoni flet për fillimin e interesimit të tij për politikë, qysh gjenerata e tij ka qenë jashtë mase e preokupume me politikë në të 90-tat. Shkurtimisht folim për demokratizimin e More Honors (Nji mock klubit në univerzitetin Amerikan në Bullgari). Folim për diskriminimin gjinor dhe rajonal/provincial si pengesë në krijimin e nji metropoli të vërtetë në Prishtinë, si dhe për rolin e privilegjit dhe kapitalit social në shoqni. Gjithashtu prekim temat e sistemeve klienteliste dhe ndikimin e shtetit në jetën e qytetarëve në vendet më pak të zhvillume, si dhe normalizimin e krimit dhe formave tjera të analashkalimit të ligjit. Dhe perfundimisht flasim për arsyet e ngritjës së personaliteteve djathtiste në perëndim dhe për rëndësinë e fuqizimit të Kosovës në arenen ndërkombëtare, dhe në raport me Sërbinë.

#11 - Dukagjin Lipa flet për rockun e viteve të 80/90-ta dhe për Sunny Hill Foundation dhe Festival

Play Episode Listen Later Dec 27, 2019 83:48


Jemi shumë krenar ta prezantojmë mysafirin e rradhës: Dukagjin Lipa, muzikantin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë së marketingut Republika, dhe Sunny Hill Festival dhe Foundation, si dhe babi i superyllit botnor Dua Lipa. Në këtë epizodë Dugi flet për muzikën rock të viteve të 80-ta/90-ta, bendet e tij Horizonti dhe Oda, bashkimi i botës së muzikës dhe marketingut në rolin e tij në karierën e Dua Lipës, si dhe për fillet e Sunny Hill Foundation dhe Festival, dhe establimin e Akademisë së muzikës dhe artit në Pallatin e Rinisë bashkë me shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe organizatës BONEVET. Si gjithmonë e vlerësojmë shumë nëse e ndani këtë epizodë me shoqni më rrjete sociale apo edhe përmes muhabetit

#10 - Hana Zeqa flet për kostume dhe integrimin e tyre me teknologji

Play Episode Listen Later Dec 8, 2019 101:18


Në këtë epizodë folëm me Hana Zeqa, e cila është kostumografe dhe fashion designer e specializuar në kostume për performancë dhe ato që e integrojnë teknologjinë në veshje (wearable fashion technology). Ajo ka studiu skenografi në Univerzitetin e Prishtinës, dhe studimet master i përfundoj në University of the Arts - London College of Fashion. Me Hanen flasim për të ardhmën e veshjeve, integrimin e tyre të mëtejshëm me teknologjinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë së prodhimit të veshjeve në këtë moment kritik të ndryshimeve klimatike globale. Hana gjithashtu është themeluese e studios për teknologji në veshje të quajtur 'Fight or Flight' e cila është e bazuar në Prishtinë. Punët e saj mund ti ndjekni këtu: Facebook: ____fightorflight Instagram: https://www.instagram.com/___fightorflight/ Websajt: http://www.fightorflightstudio.com/

#9 - Zana Sokoli

Play Episode Listen Later Nov 14, 2019 103:04


Zana Sokoli është planere urbane dhe arkitekte e cila në kuadër të UN-Habitat në Kosovë përkrah komunat veriore të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të mirëfilltë të zonave urbane atje. Në emisionin tonë ajo do të flasë për punën e saj si planere urbane, jetën e mirëfilltë në qytete, dhe tema tjera për bashkëjetesën tonë në Kosovë.

#8 - Armend Selimaj “Dunda” dhe Ylber Havolli “Beli”

Play Episode Listen Later Nov 2, 2019 61:54


Dunda dhe Beli janë garues të veturave dhe entuziastë të flaktë të automobilizmit. Në këtë epizodë ata flasin për skenën e garimit në Kosovë dhe për motorsportin Kosovar në përgjithësi.

#7 - Yll Rugova

Play Episode Listen Later Oct 18, 2019 90:58


Në këtë epizode në Shokët Bëjnë Muhabet flasim me Yll Rugoven për programin e Vetëvendosjes për qeverinë e ardhshme, propozimet për Prishtinën si shembull për qytetet tjera të Kosovës, replikimin e modelit të Sllovenisë në qeverisjen e tashme, dhe sfidat e pergjithshme që e presin Kosovën në katër vitet e ardhshme.

#6 - Rron Gjinovci

Play Episode Listen Later Oct 4, 2019 62:52


Rron Gjinovci është aktivist, veçanarisht në sferën e edukimit të larte. Ai është themelues i organizatës ORCA, dhe si mysafiri jonë i parë do të na tregojë per aktivizmin e tij, dhe si lidhet kjo me zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 6 Tetor 2019. www.orca-ks.org

#5 - Dështimi insitucional i rastit të dhunimit shumëvjeçar në Drenas

Play Episode Listen Later Jun 11, 2019 58:11


Në këtë epizodë, Ermiri dhe Noli bisedojne për rastin e dhunimit të nxënëses A.G. në Drenas nga mësuesi i saj dhe polici ku u raportua rasti. Fokusi i bisedës është në dështimin total të sistemeve institucionale të cilat duheshte ta parandalojnë këtë rast dhe dështimin e mëtutjeshëm të institucioneve për të bindur publikun që ky rast po ndjeket me seriozitetin dhe rëndësinë që meriton. Matierial për lexim: https://www.botasot.info/lajme/1026198/si-abuzoi-profesori-per-1-vit-e-6-muaj-me-vajzen-e-mitur-nga-drenasi/ https://www.koha.net/arberi/144133/pak-deputete-ne-seancen-e-jashtezakonshme-per-rastin-e-abuzimit-seksual-ne-drenas/ https://www.koha.net/kosove/144131/nga-gjimnazi-deri-tek-stacioni-i-policise-ne-drenas-u-protestua-nen-moton-pro-mesimit-jo-perdhunimit/ https://kallxo.com/shkurt/dyshimet-per-abuzimin-e-16-vjecares-nga-drenasi-mesuesi-dhe-doktori-sot-dalin-para-gjykates/

#4 - Videolojat si fenomen social dhe artistik

Play Episode Listen Later Apr 16, 2019 62:00


Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë video-lojat si fenomen social dhe artistik, ndikimin e tyne pozitiv dhe negativ në individ, edhe përvojat personale të biseduesve. Industria e videolojave osht gati e barabartë me industrinë e filmit në ndikimin e saj, ty e marre parasyh që momentalisht ka 2.5 miliardë lojtar të videolojave në botë. Nuk duhet me u nënvlersu ndikimi i videlolojave ne sferën e artit dhe argëtimit, si dhe perqindja e kohës që shpenzohet duke lujtë lojna prej fëmijeve dhe të rritunve gjithkund.

#3 - Rrjetet sociale, smartphonët, dhe efektet e tyre ne jetën tonë

Play Episode Listen Later Mar 12, 2019 46:28


Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë efektin e mahnitshëm që rrjetet sociale e kanë në jetën e përditshme te qytetarëve të botës. Duke marr parasysh se Facebook ka mbi 2 bilion përdorues, ne poashtu diskutojmë strategjitë që këto rrjete i perdorin per t'i tërhequr dhe mbajtur përdoruesit e tyre. //Falenderojmë Dren Suldashin për editim dhe ndihmë teknike.

#2 - Diskutim rreth Kornizës të Kurrikulës së re të Kosovës

Play Episode Listen Later Feb 12, 2019 41:16


Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë Kornizën e Kurrikulës së re të Kosovës, dhe efektin e saj në sistemin e edukimit Kosovar. Diskutimi është bazuar në artikullin e mëposhtëm shkruar nga Gresa Statovci për sbunker. https://sbunker.net/op-ed/89739/korniza-e-kurrikules-se-re-te-kosoves-reforme-arsimore-ne-heshtje/ //Falenderojmë Dren Suldashin për editim dhe ndihmë teknike.

#1 - Bazat e Edukimit

Play Episode Listen Later Jan 9, 2019 38:44


Podcasti i pare nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme edhe shtjellojme tema te ndryshme, aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.  Temat e ketij podcasti:  -Cka eshte nje podcast  -Cili eshte qellimi i sistemit te edukimit  -Kultivimi i nje kulture te dialogut, mendimit kritik, dhe zgjidhjes konstruktive te problemeve // Falenderojme Dren Suldashin per editim dhe pastrim te zerit.

Claim Shokët Bëjnë Muhabet

In order to claim this podcast we'll send an email to with a verification link. Simply click the link and you will be able to edit tags, request a refresh, and other features to take control of your podcast page!

Claim Cancel