Ku ishim dhe ku po ikim është një pyetje që shpesh ia bëjmë vetes. Është ajo trajektorja që na personifikon ne, nga dëshirat e pakufizuara deri tek frikërat më të mëdha. Na u bashko, ndërsa përpiqemi t'u japim një zë mendimeve të ndryshme që jetojnë falas në mendjen tonë.
Një ditë të bukur me diell, Ermi gjen rrobat në rrugicën para shtëpisë së saj. Rroba të cilat kishin qënë brenda një valixheje. Si përfunduan aty?
Një javë e përmbushur me histori, ushqime dhe të qeshura. Alesia mbush 26 vjec, Ermi gjen vendin ku do të martohet.
Bleoni mikpritesi i Buchi Podcast, i bashkohet vajzave per te diskutuar nga i lindi ideja per te patur nje podcast, si eshte tregu deri tani ne Shqiperi, a e kemi ne te drejten e fjales ashtu sic pretendohet, pse ai nuk do kthehej ne Shqiperi ne nje te ardhme te afert. Keto dhe shumeee te tjera ndiqini ne episodin e rradhes.
Gocat ju tregojnë se çfarë nuk duan të vazhdojnë të bëjnë më ktë vit.
Vaj vatani e mjerë mileti. Të njëzetat, malli për atdheun, rrjetet sociale e shumë e shumë të tjera me gocat që u rikthyen.
We don't know if you can relate to this situation but it's a phenomenon that my friend Lola and I were experiencing the past months. Is it really worthy to chase your crush? Find us on instagram @kuishimekupoikim to comment ur guesses.
GIRL MATH, moda që po rikthehet, highlightet e javës - gjëra që diskutohen kur mbrëmjen e të premtes ke vendosur ta kalosh brënda dhe jo duke dalur. instagram @kuishimekupoikim
Në episodin e radhës të “Ku ishim e ku po ikim” reflektojmë për një mënyrë edukimi që vazhdon të jetë aktuale në shoqërinë shqiptare. Pse kërkojmë ti bëjmë fëmijët me përgjegjësi që në moshë te vogël? A duhen dërguar për të punuar? Sa të drejtë kemi t‘ju prishim fazën e fëmijërisë?
Vajzat ju tregojnë se si e jetojnë jetën e tyre të pavarur dhe çfarë do të thotë për to, të jetuarit vetem apo nën varësinë e familjes.
Ne kete episod iu dergojme nje leter zanore burrave tane te ardhshem. Cdo gje eshte per arsye argetimi/entertainment.
Ky episod vjen pak me vonesë nga periudha kur është regjistruar. Alesia ju tregon mësimet që po merr me vete si një 25 vjeçare dhe Ermi flet pak për gjërat që e shqetësojnë nga shoqëria shqiptare përsa i përket komenteve që na jepen pa u kërkuar.
Dhe siç e do tradita e Podcastit tonë, “Big Brother Vip 2 “ është tema e rradhës, vajzat japin mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me disa banorë, dhe si për çudi Ermi dhe Alesia për herë të parë kanë preferenca dhe ide të përbashkëta.
U rikthyem pas një pauze dhe menduam që meritoni të dëgjoni përgjigje interesante të disa pyetjeve spicy që i bëjmë njëra tjetrës.
Në episodin më të ri të “Ku ishim e ku po ikim” vajzat tregojnë se si po përballen me ngjarje të çuditshme që jemi duke përjetuar si shoqëri. Një tregim realist i cili është po kaq i vërtetë në cdo tavolinë Shqipetari/e . Për më shumë na ndiqni.
Olá miq pas një periudhe kohe të gjatë Ermi rikthehet me një episod solo ku ju tregon se ku ka ikur dhe çfarë po e ndihmon në ktë aventurë të re. Mesa duket ajo nuk e ka ndermend ta kalojë jetën e saj vetëm ndërmjet dy shteteve. Vajzat rikthehen serisht pas pushimeve e ndërkohë nëse keni ndonjë histori që doni ta lexojmë anonim në emision jeni të mirëpritur të na i dërgoni në Email: kuishimekupoikim@gmail.com.
Këtë episod e kam shumë special . Gjysma e Podcastit Ermi ka ditelindjen, feston 25 vjetorin e saj dhe Alesia si një shoqe bespreme i ka bërë një supriz të vogël . Gëzuar ditëlindjen motrush te dua shumë .
Me siguri e keni dëgjuar ose parë këtë trendin që po na del kudo dhe disave ju duket funny, disave dicka pa kuptim. Ju mbetet juve të na dëgjoni dhe te krijoni mendimet e juaja. Have fun!
Në këtë episod ju flasim për marrëdhenien tonë me paranë, ku çalon kursimi e ku fillon shpenzimi. Ermi është shumë e bindur që një profesion po paragjykohet më shumë seç duhet dhe Alesia mund të qëndronte diku për një vit për para. Na ndiqni dhe në insta: @kuishimekupoikim
Këtë rradhë ju tregojmë që Alesia do bëhet teze e një djali e pershtypjet e saj në një familje ku mbizotërojnë femrat. Me cilat probleme përballen të dyja gjinitë?
Në episodin e rradhës do flasim rreth mindset-it më në trend i cili ka për qëllim të na mësoje se si të punojmë dhe të jemi të kënaqura me veten. Ermi dhe Alesia ju tregojnë sekretet e tyre për të patur një “hot girl summer/year“!
Vajzat u rikthyen më të karikuara se kurrë në sezonin e dytë. Do ju tregojmë disa detaje nga jeta jonë, cfarë ndodhi në ditët që ishte Ermi në Tiranë? Çfarë është Party Dating? Kë morëm aksidentalisht me vete në taksi e përfunduam në kafe me të?
Ngjarjet e fundit na kanë përfshirë të gjithëve. A po e perjetojme sërisht një luftë të cilën nuk e mendonim kaq afër? Çfarë po ndodh me konfliktin Rusi-Ukraine? Çfarë pasojash na sjell ky konflikt? A i përngjan luftës në Kosovë e asaj në Bosnje? Klea gjithashtu na prezanton temën e saj me të cilën u diplomua në Universitetin e Grazit, e cila flet për vajzat e gratë e përdhunuara gjatë luftës së Kosovës. Ajo na sugjeroi dhe një libër i cili rrëfen këto histori të dhimbshme, ˋˋUnë dua të dëgjohem‘‘ : https://ngo-integra.org/publication/Un%C3%AB%20dua%20t%C3%AB%20d%C3%ABgjohem%20-%20lib%C3%ABr%20kujtimi%20me%20rr%C3%ABfimet%20e%20t%C3%AB%20mbijetuareve%20t%C3%AB%20dhun%C3%AB%20seksuale.pdf
Në episodin e 19-të me të ftuarën tonë Era Bogdani do të prekim dy çështje, njëra tregon dëshirën e madhe që ajo ka për të mësuar disa gjuhë të huaja dhe nga ana tjetër sjellim eksperiencën e saj në shkëmbimin kulturor me një familje koreane. Trajtojmë disa pyetje të cilat na tregojnë rëndësinë e njohjes së një gjuhe tjetër përvec asaj amtare. Cilat janë benefitet që marrim nga poliglotia? Kur është mosha ideale për të filluar? Na ndiqni!
Kësaj here do t'ju tregojmë se si e bëjmë ne jetën e natës, çfarë historish kemi përjetuar me xixa (alkool) dhe cilat janë ndryshimet midis dy vendeve ku jetojmë ne të dyja. Si gjithmonë, do t'ju tregojmë pjesë të jetës sonë pa filtra dhe japim disa këshilla që na janë dashur ti mësojmë nga përvojat tona.
Episodi 17-të vjen i vecantë, kjo për faktin që vemendja jonë është përqëndruar te fëmijët me nevoja specifike të cilët dashur padashur paragjykohen nga shoqeria për sjelljet që ato shfaqin. Andi, një djalë me një histori të shkuar të ngjashme, na tregon eksperiencën e tij e cila i ka ndryshuar pikëpamjen për jetën dhe mënyrën e prindërimit. Për të kuptuar më tepër nga ky diskutim i këndshem ju ftojmë të na dëgjoni.
Në episodin e radhës do të zbulojmë disa “green flags” në një marrëdhënie. Cilat janë ato sinjale të cilat i japin një konfirmim kësaj njohje që sapo kemi nisur? Çfarë na bën më shumë përshtypje te takimet e para me atë person?
Në këtë episod duam ti themi mirupafshim vitit 2021 me një rezyme të gjërave negative dhe pozitive që na kanë ndodhur. Ju tregojmë se si ka qenë ky vit për ne dhe çfarë mësimesh morëm. Gëzuar dhe dëgjohemi në 2022!
Të gjithë ne kemi nevojë për një këshillues në jetë, qoftë për të na motivuar ose dhe thjesht per të na treguar rrugën kur ndihemi të humbur. Çfarë të mirash sjell një mentor në jetën tonë? Për këtë dhe shumë pikëpyetje të tjera do ti zbuloni në episodin 14 me të ftuaren tonë e cila tregon eksperiencat e saj se si ka kaluar periudhën më të vështirë në jetën e saj dhe se si i ka shërbyer një mentore për zhvillimin e saj personal dhe profesional prej 5 vitesh.
Me te ftuaren tone Keta Halilaj diskutojme pak per rendesine e te dalluarit te shendetit emocional nga ai mendor. Pse po ndihemi keq nga perdorimi i tepert i telefonit? Cfare mund te bejme per ta reduktuar ekspozimin gjate gjithe kohes ne internet? Instagram i blogut: frekuenca4
Nuk mund të qëndronim pa komentuar sëbashku me dy të ftuarat, mikeshat tona Klean dhe Jonën, ngjarjen që është komentuar më së shumti këto ditë nga shqiptarët kudo ku janë, trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Çfarë mendimi kemi ne për lidhjen që u krijua? Kush ka faj në këtë mes? A është e shëndetshme të krijosh një lidhje tjetër kur je i lëkundur emocionalisht? Si janë marrëdhëniet tona me ishat?
Të jesh i kënaqur me pak është tepër e vështirë, të jesh i kënaqur me shumë është e pamundur. Pse femra shqiptare është e prirur për të qenë materialiste? A ia vlen të kesh kuletën plot por të mos kesh njerëzit e dashur afër? Të pasurit apo të varfrit kanë prirje për të qenë më shumë materialiste? Kemi folur e do flisnim gjatë për këtë temë. Është natyra njerëzore të nxitemi nga gjërat që nuk i zotërojmë që të duam ti kemi akoma më shumë.
Nuk ka njeri që nuk ka marrë një zhgënjim të paktën një herë në jetë. A është faji jonë që kemi pritshmëri shumë të larta? Çfarë na ka zhgënjyer në marrëdhënie me meshkujt? Si mund ta parandalojmë? Ju ftojmë ti ndani dhe ju me ne historitë tuaja në @kuishimekupoikim
Kêtë herë duke qenë se jemi dhe në prag të Halloween-it do të trajtojmë një temë tradicionale e cila lidhet ngushtë me mentalitetin dhe mënyrën e jetesës së vendeve të ndryshme që formojnë besimet dhe të konceptuarit e disa dukurive. Sa supersticiozë jemi? Cilat janë ato besëtytni që iu kushtojmë vemendje gjatë përditshmërisë sonë? Nga fshati në qytet i treguam të gjitha me të ftuaren e parë Jonen, YouTuber dhe mbi të gjitha shoqja jonë.
KUJDES: Interneti në DE sucks kshuqe ju lutemi mos hiqni dorë nga min e para sepse pas min 17:00 nuk do ketë më probleme me audion. | Këtë herë ju tregojmë prapaskenat e Online Dating bazuar në histori personale. Na kanë ghost-uar, na kanë thënë që sjemi tipi i tyre po prapë nuk i kemi humbur shpresat. Pse gjithnjë e më tepër djemtë refuzojnë të bëjnë hapin e parë? ig: kuishimekupoikim
Hey miq, së pari ju kërkojmë ndjesë për mungesën e gjatë dhe së dyti e kemi treguar në këtë episod cfarë kemi qenë duke bëre. Meqë periudhë vere e gjakun e kemi në lëvizje më së shumti, vendosëm të flasim se sa kemi mësuar ne nga gabimet.
Në këtë episod flasim rreth fazave të rebelimit që kemi kaluar në fëmijëri dhe adoleshencë. Kur kemi lyer flokët? Cila ka qenë puthja e parë? Cigarja dhe lënia e orëve të mësimit. Pse kemi dhe jemi gjykuar kur në fakt kemi qenë duke njohur veten?! Na ndiq teksa rrëfejmë histori personale për herë të parë.
Pse kur ikim jashtë na mungon vëndi jonë? Nga historia e Ermit se si iku në Gjermani, nga ndjesitë e saj jashtë e deri tek gjërat qe vetëm atdheu ti ofron dhe pse nuk i lemë gjë pa sharë. Të gjitha këto janë pjesë e bisedës së rradhes.
Ky episod i dedikohet ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në botë dhe në Shqipëri. Ku po na çon mungesa e informacionit? Sa duhet të ngremë zërin dhe çfarë kemi në dorë për të kontribuar për një njerëzim më të njerzishëm? Nga lufta ndërmjet popujve tek lufta me veten dhe me mentalitetin, të gjitha këto janë trajtuar dhe përshtatur me histori personale tonat.
Në këtë episod ju tregojmë çfarë kemi bëre kohët e fundit dhe flasim për dashurinë, ndjenjën më të bukur njerëzore. Po të na duan apo ti duam më shumë, kjo është çështja! Cilat duan më shumë femrat apo meshkujt dhe cilët e kalojnë më lehtë një ndarje?
Ne kete episod do te trajtojme nje teme shume delikate e cila ndikon shume ne boten e sotme ku teknologjia dhe jeta e zhvilluar na kane ndryshuar rrenjesisht mendimet dhe konceptet per menyren se si e shohim bukurine dhe standartet e saj. Por cilat jane keto standarte te verteta te cilat pretendojme te ndjekim?
Ne episodin e pare Ermi dhe Alesia do flasin rreth vetes se tyre dhe nga u lindi deshira per te ndare mendimet dhe idete e tyre ne kete lloj formati. Duam qe te degjoni se nga nisi kjo ide dhe cfare do degjoni prej nesh.