What you(th) doing?

Follow What you(th) doing?
Share on
Copy link to clipboard

Here you will experience raw, unfiltered dialogue centered around youth and its role, featuring perspectives from well-known guests. You can listen on the run, or right before you're getting ready for bed, but prepare yourself as things will get real.

United Nations Association Albania


    • May 6, 2025 LATEST EPISODE
    • infrequent NEW EPISODES
    • 29m AVG DURATION
    • 22 EPISODES


    Search for episodes from What you(th) doing? with a specific topic:

    Latest episodes from What you(th) doing?

    Episodi 2.2: "Kur shëndeti bëhet content"

    Play Episode Listen Later May 6, 2025 34:14


    Në këtë episod të ri të podcast-it nga të rinjtë, për të rinjtë: “What You(th) Doing?”, fokusi është tek mënyra se si rrjetet sociale po ndikojnë perceptimin rreth shëndetit. Shëndeti nuk është më thjesht një çështje personale, shpeshherë ai kthehet në përmbajtje online. Në një kohë ku simptomat, çrregullimet dhe sëmundjet bëhen virale, është thelbësore të kuptojmë sesi po ndikon ky ekspozim në mirëqenien tonë mendore dhe fizike. Nga presioni për një imazh të përkryer, tek keqinformimi dhe vetëdiagnostikimi i mbështetur në algoritme, sot të rinjtë përballen me një realitet kompleks.Në këtë episod të titulluar “Kur Shëndeti bëhet Content”, së bashku me këndvështrimet e dy anëtareve të Blueprint: Oksana Projku dhe Rovena Palaj, do të ndalemi te mënyra sesi rrjetet sociale formësojnë narrativën e shëndetit. Do të flasim për fenomenin e “sickfluencers”, përmbajtjen “relatable” kundrejt asaj informuese dhe mbidiagnostifikimin e çrregullimeve si BPD. Pa përmendur nuk do të mbesin edhe këshillat sesi duhet të përdoren rrjetet sociale me vetëdije, balanca midis intimitetit dhe monetizimit të përvojave personale, si dhe mënyrat se si komunitetet online mund të shërbejnë si burim mbështetjeje dhe edukimi për të rinjtë që përballen me sfida shëndetësore.

    Episodi 2.1: Epoka Viktoriane ka Kohë që ka Mbaruar!

    Play Episode Listen Later Nov 26, 2024 37:55


     Në këtë version të ri dhe të përmirësuar të podcast-it nga të rinjtë, për të rinjtë: "What You(th) Doing?", fokusi është tek edukimi seksual. Edukimi seksual ka një rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e shëndetit fizik, emocional dhe mendor të të rinjve. Duke mësuar për tema të tilla që konsiderohen padrejtësisht tabu në Shqipëri, shoqëria jonë mund të fuqizohet për të marrë vendime më të informuara që mbrojnë shëndetin e njëri-tjetrit, rrisin respektin për partnerët, dhe thyejnë stigmat e mitet ekzistuese.  Në këtë episod të titulluar "Epoka Viktoriane ka Kohë që ka Mbaruar!", së bashku me këndvështrimet e dy anëtarëve të Blueprint: Ania Sauku dhe Hedion Karaxho, do të ndalemi te koncepti i edukimit seksual në përgjithësi dhe do të thellohemi duke ngritur pikëpyetje mbi njohuritë e të rinjve shqiptarë për shëndetin seksual dhe riprodhues. Pa përmendur nuk do të mbesin edhe këshillat sesi duhet të implementohet edukimi seksual në arsim dhe shoqëri për të arritur rezultatet më të mira për rininë e sotme.

    Episodi 2.0: Pilot

    Play Episode Listen Later Nov 24, 2024 0:21


    Mikrofoni ndezur, idetë gati, dhe sezoni i dytë i “WHAT YOU(TH) DOING?” vjen së shpejti pranë jush! 

    pilot episodi mikrofoni
    Grua në mjekësi, shpërblyese apo kufizuese?

    Play Episode Listen Later Feb 6, 2024 19:50


    ku dhe grua
    A i di të drejtat e tua?

    Play Episode Listen Later Jan 8, 2024 18:49


    “A i di të drejtat e tua?” Kjo është pyetja me të cilën do nisim episodin e ri të podcast-it tonë!Për këtë temë, kemi të ftuar një eksperte tëfushës Viviana Çupi për të ndarë njohuri të rëndësishme dhe për të treguar raste të ndryshme kur njohja e të drejtave të njeriut ka ndryshuar marrëdheniet midis vetes dhe të tjerëve. Të drejtat e njeriut janë thelbi i shoqërise sonë dhe një mjet i fuqishëm për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë individët, prandaj ju ftojmë ta shijoni këtë perspektivë unike duke ndjekur  podcast-in tone në Spotify ose Apple Podcast. Le të bashkëpunojmë për një botë më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme!

    Çfarë ndodh në OKB, rrëfehet në "What you(th) doing"

    Play Episode Listen Later Dec 5, 2023 34:32


    Çfarë ndodh në OKB nuk mbetet në OKB, sepse Aldi dhe Marsela kanë treguar momentet më pikante nga experienca e tyre në UNGA7 në këtë episod podcasti.

    May (14th) the Vote be with you

    Play Episode Listen Later May 13, 2023 23:06


    Are you curious about how electoral processes work and how your vote can make a difference? Tune in to our latest podcast episode where we explore the importance of exercising your right to vote. Let's empower ourselves with knowledge and take action to create the change we want to see in our communities and the world. Don't miss out!

    "Të rinjtë dhe Ideologjitë Politike"

    Play Episode Listen Later Mar 2, 2023 68:20


    Këmbanat e alarmit po bien! Për çfarë? Që të na rikujtojnë se sa e rëndësishme është njohja e ideologjive politike e kësisoj reflektimi për zgjedhjet që bëjnë të rinjtë nëpërmjet votimit. Duke u nisur nga fenomeni në masë i keqinformimit të të rinjve rreth kësaj teme, ne i dedikuam një episod të tërë të podcastit “What you(th) doing?”. Cili është raporti mes rinisë dhe ideologjive politike? Cilat ideologji kanë dominuar politikën shqiptare me kalimin e kohës? Së bashku me të ftuarin tonë Sokol Lleshi, lektor i shkencave politike në Universitetin e New York Tirana, kemi arritur të japim një shpjegim këtyre e shumë pyetjeve të tjera.

    cili cilat
    "Një takim me Evropën"

    Play Episode Listen Later Dec 9, 2022 24:17


    “Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën”. Kjo thënie e Nelson Mandela na bën të kuptojmë se sa vendimtar dhe i jashtëzakonshëm është ai në përmirësimin e gjithësecilit prej nesh. Bazuar në këtë fakt, kemi përzgjedhur jo rastësisht një temë të veçantë për episodin e rradhës të podcasit tonë që e kemi quajtur “Një takim me Evropën”. Së bashku me të ftuarën tonë Ogerta Lala, përgjegjëse e komunikimit dhe rekrutimeve për “College of Europe” do të eksplorojmë mundësitë e bursave dhe dy kampuset e kolegjit në Bruges dhe Natolin, si dhe do u japim përgjigje këtyre pyetjeve e shumë të tjerave: Çfarë është Kolegji i Evropës dhe cilat janë mundësitë që u ofron të rinjve për t'u rritur akademikisht? Cilat janë mundësitë e bursave që ofron Kolegji i Evropës për të ndihmuar studentët shqiptarë? Cilat janë ato këshilla të brendshme se si të përgatisni një aplikim të mirë?

    Quo vadis Arsimi?

    Play Episode Listen Later Jul 5, 2022 30:22


    Në këtë episod të titulluar “Quo vadis Arsimi?”, kryefjala e bisedës është arsimi. Së bashku me aktivistin e Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, diskutojmë mbi arsimin e lartë në Shqipëri, çfarë është bërë deri tani, problematikat me të cilat hasen studentët, reagimin e tyre e shumë fakte të tjera që keni mundësinë t'i dëgjoni gjatë kësaj bisede. Ndiqeni tani episodin më të ri të podcastit “What you(th) doing?”!

    Akti final

    Play Episode Listen Later Jun 13, 2022 29:09


    Cfarë kanë të përbashkët Stockholmi, Gjeneva dhe New York-u? Për Anian dhe Diogjenin këto janë gurë kilometrikë në rrugëtimin e tyre si brezi i tretë i delegatëve rinorë në Kombet e Bashkuara. Ne ju ftojmë të dëgjoni episodin më të ri të "What you(th) doing?" për të mësuar më shumë mbi prapaskenat, historitë qesharake dhe mbi të gjitha se kur do të hapet thirrja për brezin e katërt të delegatëve. Tani në Spotify dhe Apple Podcast, vetëm një klikim larg.

    Ëndërrimtarët e Gjelbër

    Play Episode Listen Later Mar 29, 2022 32:03


    Në këtë episod të “What You(th) Doing?” titulluar Ëndërrimtarët e Gjelbër do të kemi si tematikë aktivizmin për klimën dhe lidhjen e ngushtë të këtij të fundit me përfshirjen rinore. Sa e përfshirë është rinia shqiptare? Pse i druhemi aktivizmit? Çfarë do të thotë të jesh një aktivist klime dhe me çfarë betejash përballen ata? Për t'iu përgjigjur pyetjeve tona dhe tuaja mbi këtë tematikë kaq aktuale dhe alarmante UNYAA ka ftuar Rea Nepravishtën. Rea aktualisht po punon me Fondin Mbarë Botëror për Natyrën mbi programin e mbrojtjes së lumenjve kundër ndërtimit të HEC-eve, si dhe është pjesë e një kolektivi që fokusohet në kërkimin mbi feminizmin dhe çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri. Biseda me të do tju informojë, “hapë sytë” e me anë të eksperiencës së saj do të hidhet dritë mbi çështjet e aktivizmit klimatik. Ndiqeni tani!

    The economics of Millennials, Gen-Z and Gen Alpha

    Play Episode Listen Later Feb 27, 2022 29:12


    Në këtë episod, z. Endrit Yzeiraj, ish-specialist në Departamentin e Kërkimeve të Bankës se Shqiperise diskuton mbi tendencat e ndryshimit që kanë përjetuar të rinjtë shqiptarë gjatë periudhës post-komuniste, duke tërhequr paralele dhe krahasime mes tyre dhe rinisë perëndimore. Si mund ta kuptojnë të rinjtë ndikimin dhe rëndësinë e ekonomisë në aktivitetet e tyre të përditshme? Cila është forca e tyre reale në fuqizimin e një ekonomie? Kjo dhe shumë pyetje të tjera janë përgjigjur në episodin më të ri të podcast-it "What you(th) doing?".

    Kulturë e Penguar apo Peng i Kulturës?

    Play Episode Listen Later Dec 22, 2021 29:39


    In this episode, Ms. Eda Gemi, a pedagogue of the University of New York Tirana, and former candidate for MEP explores the impact of Albanian culture on gender-based stereotypes among young people. "Culture's host or hostile culture" does not intend to create a conflicting division between different cultural approaches. On the contrary, it aims to focus on identifying stereotypes and prejudices that are transferred from the past social environment to new generations. In this manner, given the major role that universities have in this transformational process, we will share the perspective of this phenomenon among students, highlighting the differences between generations.

    Sfida u pranua!

    Play Episode Listen Later Sep 22, 2021 27:13


    In our previous bonus episode, you learned about the Albanian Youth Delegates to the United Nations, a program implemented by UNA Albania and supported by the Albanian Ministry for Europe and Foreign Affairs, U.S Embassy in Tirana, UN Country Team and the Embassy of the Kingdom of Netherlands in Albania. At the time, the next generation of youth delegates had not yet been selected.70 days later, at the wake of the UN General Assembly, you do not only get to meet the new delegates, but you also are offered insight into what it means to have accepted the challenge. We have invited Ania and Diogjen to share their experience so far, as they conclude the National Tour of Consultations and prepare for the second phase: Delivering the message of Albanian Youth at the international level. We advise you to pay close attention to this episode and the delegates' journey, entering a pivotal moment of representation. Stay tuned!

    (Krye)qytetas Evropian

    Play Episode Listen Later Aug 12, 2021 25:04


    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Dafina Peci, drejtuese e “Kongresit Rinor Kombëtar” është e ftuar në serinë e Podcastit “What you(th) doing?” për të folur rreth titullit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. “Kongresi Rinor Kombëtar”, si strukturë rinore mbështetëse e këtij titulli, dhe Bashkia e Tiranës, si qytet aplikues, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi që i paraprin zbatimit të këtij programi ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve dhe do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. Rreth 1000 aktivitete përgjatë 2022 do të zhvillohen me në fokus rininë. Si mund të marrin pjesë të rinjtë në këtë program? Cila është natyra e shumë aktiviteteve të caktuara për vitin 2022 dhe si mund të marrin pjesë organizatat e shoqërisë civile në këto aktivitete?

    Në një marrëdhënie të komplikuar me demokracinë

    Play Episode Listen Later Jun 16, 2021 47:43


    Local democracy is considered to be the "cornerstone of a democratic society". In this bonus episode, we have explored youth participation and engagement in democracy and governance, as well as the relationship between the Albanian government and civil society, all through the dynamics of the Electionville and our last Coffee Talk event. This is a thought-provoking space, where you'll be challenged to take off your rose-colored glasses and take a hard look at what it takes to operationalize youth integration.

    Të pranosh sfidën

    Play Episode Listen Later May 25, 2021 37:47


    Ever heard of the Albanian Youth Delegates to the United Nations? Sounds intriguing, doesn't it? We have invited Henri and Fiona to share their experience on what does it really mean to represent Albanian Youth at the biggest forums of diplomacy and answer any questions you might have if you are considering applying yourself. They have been serving as youth delegates for a bit more than a year, which means their mandate is nearly over. However, the journey has been challenging and they both agree on that. Henri compares his experience as being part of an academic, yet intense, course, and Fiona, on the other hand, has set her sights on being down to earth after the completion of her mandate. We advise you to pay close attention to this episode, as you can be part of the next Youth Delegates' generation. It is up to you, whether you accept or decline this once-in-a-lifetime opportunity! Applications are now open

    Të pathënat e UNYAA

    Play Episode Listen Later May 15, 2021 37:29


    You asked and we delivered! Have you ever wondered what is it like to be part of a non-profit youth organization? If so, we invited its former president Kristi Çina to share all the details. Through these four and a half years, many challenges have been overcome, but most importantly many successes have been granted. Even though, none of it is taken for granted. Kristi wants to share it all with you, the good and the bad, the hardships and triumphs. We want to share some of these takeaways with you, so we highly recommend tuning in this episode.

    Deputet i (pa)caktuar?

    Play Episode Listen Later May 14, 2021 33:55


    As we're getting closer to the election day, in this episode we've discussed youth's perception of voting. "Which is the importance of voting?" "How will the change of the electoral system influence our choices"? "How to make the difference between wise and ideological voters"? These and other questions you may have about the upcoming elections get answered by Daniel.

    Prova 0.0

    Play Episode Listen Later May 14, 2021 6:58


    In this pilot episode of "What you(th) doing?" you get to know the people behind it. We've discussed the reasons for starting the podcast and what to expect from it.

    Claim What you(th) doing?

    In order to claim this podcast we'll send an email to with a verification link. Simply click the link and you will be able to edit tags, request a refresh, and other features to take control of your podcast page!

    Claim Cancel